Katër persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë.

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. P., 30 vjeç, në rrugën “5 maji”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (thikë), një sasi me lëndë të dyshuar MDMA, një sasi me lëndë të dyshuar metadon dhe 2 aparate celular.

Gjithashtu, efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan 34-vjeçarin me inicialet M. Ll., pasi për një periudhe kohore, ka përndjekur ish të dashurën e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S. Z., 59 vjeç dhe A. A., 45 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Ndërkohë është arrestuar edhe një 30-vjeçar, i akuzuar se ka vjedhur një biçikletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.