Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa ishte në një lidhje me Skype në “A show”, i ra disa herë zilja e telefonit.

Kjo gjë bëri që gazetari Adi Krasta t’i thoshte Kryemadhit që të hapte mesazhet.

Ajo i lexoi dhe tha se i ka shkruar një djalë dhe një pastore.

Pjesë nga biseda:

Adi Krasta: Hape telefonin, kush të dërgoi mesazh tani, hape pak…

Monika Kryemadhi: Po ja, një sekond se kam…

Adi Krasta: Kush ju ka shkruar?

Monika Kryemadhi: Është një djalë, Nard Maçi në fakt që më ka shkruar dhe një shoqja ime, pastore, Elona, më ka dërguar një psalm nga Bibla që ne lutemi herë pas here.

Adi Krasta: Mirë do tu themi mos të të shqetësojmë më kështu në emisione