Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur sërish paralajmërin e tij, se “do t’i pritet dora kujdo që që prek votën e shqiptarëve.

Gjatë një interviste, kreu i shtetit u shpreh i bindur se më 25 prill e gjithë Shqipëria do t’i thotë PO së ardhmes europiane të vendit.

“Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës”, tha kreu i shteti, ndërsa theksoi se ka ardhur koha për tu ndarë nga ky regjim “fake”.

“Jam i bindur se më 25 prill e gjithë Shqipëria do t’i thotë PO së ardhmes europiane të vendit. Kush do gabojë dhe do t’i dalë para këtij vullneti atëherë duhet ta mendojë mirë për pasojat që do të ketë.

Erdhi koha që shqiptarët të ndahet nga ky regjim “fake”. Vota e lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky “intubim” i lirive dhe do t’i japë frymëmarrjen e munguar. Shqipëria duhet të dale nga thonjte e oligarkëve. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të së ardhmes së vendit

Mos e mendoni dhe aq metaforike paralajmërimin tim për prerjen e dorës të kujto që prek votën e shqiptarëve. Ky paralajmërim duhet marrë seriozisht dhe nuk është shaka. Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës”, deklaroi Meta.