Gjatë javëve të fundit është shtuar siguria fizike për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Burime policore bënë me dije se në dispozicion të lëvizjeve të tij është vendosur një automjet i blinduar, ndërsa pranë banesës së tij është planizuar një patrullë policie.

Informacioni konfirmohet edhe nga SPAK, e cila njofton se mbrojtja e Dumanit është konform procedurave standarde të miratuara.

Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarte të miratuara.

Njoftim i SPAK
Kujtojmë se në muajt e fundit, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një sërë aksionesh në kuadër të të cilave janë vënë në pranga persona të dyshuar, mes të cilëve edhe zyrtarë apo ish-zyrtarë të shtetit.