Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi  sërish sot një numër të madh qytetarësh në qytetin e Lezhës.

Basha shoqërohej nga Mark Marku dhe Agron Gjenmarkaj, të dy kandidatë për deputetë në qarkun e Lezhës.

Sapo ka mbërritur në qytet Basha është shoqëruar na shumë qytetarë dhe makina me flamurin e PD-së.

Basha u shpreh i surprizuar nga pritja e qytetarëve dhe tha se ndërsa priste një takim vetëm me kandidatët, gjeti një miting, duke u thënë një e ngë një “mirëse u gjej”.

Qytetarët e kanë pritur Bashën me thirrjet ‘Rama ik’ por edhe duke i hedhur sheqer në rrugë, si ogur i mirë për garën elektorale të 25 prillit.

“Hallall për listën e Lezhës, fitoren e ke të sigurt, me sheqer me sheqer, me ta bo rrugën sheqer”- dëgjohen qytetarët t’i drejtohen Bashës.

“Erdha për një takim t’ju shoh, t’ju dëgjoj, e t’ju them se ditë më të mira do të vijnë”, u tha Basha qytetarëve lezhianë.

“Në 25 prill të gjithë bashkë për ndryshimin e Shqipërisë”, tha Basha.

Basha ka ndaluar dhe ka zhvilluar disa takime me bizneset në Lezhë, ku ka folur për situatën ekonomike.

“E para që duhet të largojmë është ai që për 8 vite nuk ju ka ndihmuar. Kur pushteti është në duart e e një njeriu, do të punojmë bashkë. Do iu çlirojmë nga taksat e larta. Lezha ka pasuri të jashtëzakonshme. Ka prosperitet të jashtëzakonshëm, prosperitet. Një nga zonat më të bukura të ballkanit,” tha Basha ndër të tjera.

Kujtojmë që kryetari i PD-së dy ditë më parë iu vendos një gjobë 50 milion lekë (të vjetra) pas tubimit masiv në Kavajë, ku ishin mbledhur qindra persona pa respektuar masat kundër koronavirusit.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Lezhë, në një takim me qytetarë dhe biznese, së bashku me kandidatët për deputetë të këtij qarku.