Sa gjumë ju nevojitet dhe çfarë mund të ndodhë kur jeni i privuar nga gjumi? Pikë së pari dihet se gjumi është thelbësor për sigurinë, humorin, performancën dhe shëndetin.

I vlerësuar si një nga tre shtyllat e një jetese të shëndetshme (dy të tjerat janë dieta ushqimore dhe ushtrimet fizike), sasia e gjumit që mund të bëni, mund të përmirësojë ose pengojë në mënyrë dramatike cilësinë e jetës tuaj, në mënyra të ndryshme.

Sa orë gjumë ju nevojiten?

Sipas ekspertëve sasia e gjumit që i duhet një personi çdo ditë ndryshon nga mosha.

Të sapolindurit (0-3 muaj) kanë nevojë për 14-17 orë

Foshnjat (4-11 muaj) kanë nevojë për 12-15 orë

Fëmijët e vegjël (1-2 vjeç) kanë nevojë për 11-14 orë

Fëmijët parashkollorë (3-5) kanë nevojë për 10-13 orë

Fëmijët (6-13) kanë nevojë për 9-11 orë

Adoleshentët (14-17) kanë nevojë për 8-10 orë

Të rriturit (18-64) kanë nevojë për 7-9 orë

Të rriturit e moshuar (65+) kanë nevojë për 7-8 orë

Shtatzënia, privimi i gjumit dhe cilësia e dobët e gjumit gjithashtu mund të ndikojnë në atë sesa gjumë ju nevojitet në 24 orë.

Kush rrezikon të privohet nga gjumi?

Me pak fjalë, pothuajse të gjithë rrezikojnë. Pavarësisht nëse jeni një punëtor me turne që flini në mënyrë të çrregullt ose me orë të ndryshme, një prind i ri që i përkushtohet një fëmije, ose dikush që është i sëmurë ose i stresuar, do të përjetoni periudha të caktuara kur bëni më pak orë gjumë sesa ju nevojitet.

Fëmijët, dhe veçanërisht adoleshentët, të cilët shpesh shkojnë për gjumë në orë të vona gjatë javës shkollore, janë veçanërisht të prekshëm.

Sipas hulumtimit të paraqitur në konferencën kombëtare të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, më pak se gjysma e të gjithë fëmijëve, 6 deri në 17 vjeç bëjnë 9 orë gjumë në shumicën e netëve.

Pse të moshuarit flenë më pak?

Të rriturit dhe të moshuarit kanë nevojë për të njëjtën sasi të gjumit si të rriturit e tjerë, por ata priren të flenë më lehtë dhe më pak se sa të rriturit në moshë ende të re.

Ata kanë më pak “gjumë të thellë” – faza më rikuperuese e gjumit – “dhe gjumi i tyre është më i fragmentuar, që do të thotë se ata zgjohen më shpesh”, tha Kenneth P. Wright Jr., PhD, asistent profesor i fiziologjisë integruese dhe drejtori i Laboratorit të Gjumit dhe Kronobiologjisë, në Universitetin e Kolorados, Boulder, raporton noa.al.

“Dhe kur zgjohen,” shton Wright, “ata priren të jenë zgjuar për një periudhë më të gjatë kohore sesa të rriturit e rinj.”

“Ta themi thjesht, vështirësitë e gjumit të të moshuarve shpesh lidhen me procesin natyror të plakjes, shpjegon Wright. Ai thotë se një arsye tjetër mund të jetë se shumë çrregullime të gjumit rriten me avancimin e moshës.

Cilat rreziqe shëndetësore shoqërohen me privimin e gjumit?

Gjumi i papërshtatshëm ndikon negativisht në shëndet në një numër mënyrash, thotë Akademia Amerikane e Mjekësisë, Departamenti që studion sferën e gjumit.

Problemet me gjumin mund të ndikojnë në jetën e përditshme dhe performancën tuaj. Mund t’ju ​​bëjnë të ndiheni të irrituar, të shqetësuar ose të dëshpëruar. Mund ta bëjë të vështirë përqendrimin, në përmbushjen e detyrave të përditshme. Mungesa e gjumit mund të bëhet një rrezik sigurie kur rezulton të jeni në përgjumje gjatë udhëtimit me makinë si dhe sjell dëme edhe në vendin e punës.

Problemet e tretjes janë shumë të zakonshme tek individët që kanë cilësi të dobët të gjumit dhe ndoshta përbëjnë arsyen më të zakonshme, pse njerëzit e humbasin vendin e punës.

“Kanceri është një tjetër çrregullim që ka qenë i lidhur me gjumë me cilësi të dobët”, vëren Dr. Winter. “Individët që punojnë me orare të pazakonta dhe kanë kohë të paparashikueshme të gjumit me kalimin e kohës mund të tregojnë një rrezik në rritje për lloje të caktuara të kancerit, veçanërisht gratë me kancerin e gjirit.”

Ndonjëherë privimi i gjumit është pasojë e një çrregullimi të gjumit. Njerëzit me apnea të gjumit përjetojnë pauza të shkurtra dhe të përsëritura në frymëmarrje gjatë gjumit, duke e bërë të vështirë të flenë apo dremitin pa zë. Kërkimet sugjerojnë se ata që vuajnë nga ky çrregullim i gjumit ka më shumë të ngjarë të përjetojnë rrahje të çrregullta të zemrës, sulme në zemër dhe goditje në tru.

Mungesa kronike e gjumit mund të bëjë që të rritet rreziku i zhvillimit të gjendjeve të caktuara – presion i lartë i gjakut, mbipesha, diabeti dhe sulmet në zemër.

Kështu bëhet një cikël vicioz. Njerëzit përfundojnë duke kërkuar ilaçe për të trajtuar simptomat e tyre, pasi shohin se përkeqësohet cilësia e gjumit të tyre, thotë Dr. Winter. Ai shpjegon se individët që nuk po flenë mjaftueshëm janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve, pasi gjumi me cilësi të dobët dobëson sistemin imunitar.