Ashtu si muaji shkurt, edhe gjysma e parë e muajit mars mbetet shqetësuese si përsa i përket infektimeve, ashtu edhe shifrave të vdekjeve.

Ditët e para të muajit Mars kanë shënuar bilanc të rënduar sa i përket viktimave dhe infektimeve nga Covid-19 në vendin tonë.

Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në javën e parë u regjistruan 141 viktima dhe  5.842 raste pozitive me koronavirus.

Nga data 8 deri më 13 Mars ka patur një ulje të ndjeshme të shifrave të të infektuarve dhe të viktimave, përkatësisht 3.924 raste pozitive dhe 91 humbje jete në të gjithë vendin.

Prej një viti kryeqyteti mbetet një nga epiqendrat e koronavirusit, si për vdekjet po ashtu edhe për infektimet.

Aktualisht në Tiranë janë mbi 23 mijë raste aktive dhe mesatarisht regjistrohen nga 5-7 humbje jete në 24 orë, duke iu referuar raportimeve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sakaq, mjekët ptanojnë se situatën e ka vështirësuar prania e mutacioneve te reja, që janë më të rrezikshme, si ai britanik që zyrtarisht është regjistruar në vendin tonë. Pritet një përgjigje nga Britania dhe Gjermania, për ekzestincën e mutacioneve të reja, pas mostrave që janë dërguar disa ditë më parë.

Java e parë e Marsit

1 Mars-2714 testime, 764 raste të reja dhe 20 humbje jete

2 Mars-3369 testime, 892 raste të reja dhe 19 humbje jete

3 Mars-3369 testime, 892 raste të reja dhe 19 humbje jete

4 Mars-3149 testime, 851 raste të reja dhe 21 humbje jete

5 Mars-3268 testime, 847 raste të reja dhe 20 humbje jete

6 Mars-3308 testime, 777 raste të reja dhe 21 humbje jete

7 Mars-3372 testime, 819 raste të reja dhe 21 humbje jete

Java e dytë e Marsit

8 Mars-2708 testime, 683 raste të reja dhe 17 humbje jete

9 Mars-3197 testime, 629 raste të reja dhe 13 humbje jete

10 Mars-3035 testime, 631 raste të reja dhe 17 humbje jete

11 Mars-3077 testime, 602 raste të reja dhe 16 humbje jete

12 Mars-3340 testime, 681 raste të reja dhe 16 humbje jete

13 Mars-3463 testime, 698 raste të reja dhe 12 humbje jete