Howard Gardner, është një mësues dhe psikolog amerikan me origjinë hebraike. Nga vëzhgimi i fëmijëve në shkollë dhe deri në moshën e rritur, Gardner tregon se nuk ka asnjë korrelacion të drejtpërdrejtë midis performancës së shkollës dhe suksesit në jetë.

Gardner, me të cilin janë të lidhura studimet dhe teoria e inteligjencës së shumëfishtë, ishte në fakt i pari që shpërbëu dekada të hulumtimit mbi inteligjencën, në lidhje me të cilën pikëpamja shkencore nuk merrte parasysh ndikimin e anës emocionale.

Në fakt, pikëpamja e shkencave humane ka ndryshuar shumë që kur psikologjia kuptoi fuqinë e emocioneve në jetën e njerëzve.

Inteligjenca të shumëfishta

Këto përfundime, sot janë fakte të fituara nga neuroshkenca dhe të kontributit të saj. Fjala kyçe e këtij konceptimi të ri të inteligjencës njerëzore është e shumëfishtë. Kjo do të thotë, që Gardner demonstron pabazën e vizionit të inteligjencës si një faktor njësi i pandryshueshëm dhe i matshëm për sa i përket IQ.

Ai identifikon shtatë pika të ndryshme midis të cilave individët priren të zhvillohen disa më shumë se të tjerët:

— inteligjenca logjike-matematikore e inteligjenca verbale, të cilat së bashku përbëjnë inteligjencën shkollore;

– inteligjenca hapësinore, tipike për artistët;

– inteligjenca muzikore, e vëzhgueshme, për shembull, në gjeniun e Mozartit;

– inteligjenca kinestetike, e vëzhgueshme në rrjedhshmërinë e lëvizjeve.

-inteligjenca ndërpersonale, tipike për udhëheqësit e mëdhenj.

-inteligjenca intrapersonale që buron nga introspeksioni efektiv dhe reflektimet rreth vetes.

-inteligjenca personale.

Studiuesi hedh poshtë, kështu, pikëpamjen e vjetruar të  psikologëve konjuktivistë, sipas të cilëve inteligjenca ishte rezultat i një elaborimi të ftohtë.

George Vaillant, kreu dy sondazhe: i parë në mbi 95 studentë të Harwardit, ku u vu re se të rriturit e suksesshëm nuk ishin shquar për rezultate të mira në vitet e Kolegjit.

Sondazhi i dyti u bë në një kampion prej 450 nxënës para adoleshentë. Në moshën 47 vjeç, 7% e tyre që në shkollë, kishin një IQ, të matur me shkallën Standford-Binet, nën 80, ishin në kushte pune të pasigurta.

Ishte e mundur të vëzhgohej një ndërlidhje e përgjithshme midis niveleve të IQ dhe nivelit socio-ekonomik të arritur. Ndryshimi i madh vinte nga aftësitë e tjera të fituara gjatë viteve, të tilla si:

-aftësia për të toleruar dhe kapërcyer zhgënjimet e jetës,

-kontrollimin e emocioneve dhe përshtatja me të tjerët.

Diskriminuesi i suksesit personal, me fjalë të tjera, ishte dhe është inteligjenca e përgjithshme në të cilën ndjeshmëria dhe inteligjenca emocionale luajnë një rol të madh.

Në fakt, ajo është thelbësore si një meta-aftësi, pasi përcakton se sa mirë njerëzit do të jenë në gjendje të përdorin aftësitë e tyre (përfshirë ato tipike intelektuale).

IQ e ekzaminuar tek studentët e rinj, sipas studimeve të Gardner, kontribuon deri në 20% në suksesin e mëvonshëm, ndërsa 80% i mbetet aftësive të tjera të përshkruara.

Të jesh një student i shkëlqyer dhe të demonstrosh aftësi skolastike, nuk thotë asgjë se si do të reagosh ndaj peripecive të jetës.

Cili është, pra, roli i shkollës?

Në këtë vizion, shkolla si një edukim për jetën nuk është më ajo e të mirëve, ajo që kërkon  të standardizojë përgatitjen e të gjithëve në të njëjtat standarde, ato të dëshiruara nga programet arsimore, por më tepër ajo që do t’i vërë vulën talenteve apo do të përcaktojë se cili prej nxënësve do të jetë i suksesshëm në jetë.

Duhet thënë që një klasë duhet parë si embrioni i një shoqërie, në të cilën do të dalë kryetari i bashkisë, avokati, inxhinieri, politikani, mekaniku, muzikanti, nëpunësi, grafisti etj. Nëse e kemi parasysh këtë, mësimdhënia mund të bazohet në metoda transversale të të mësuarit. Për ta arritur këtë, ekziston vetëm një mënyrë: të rriten dimensionet emocionale të të mësuarit.