Një i ri 31 vjeç ka ndërruar jetë pas infektimit me koronavirus.

Ai është Myrtezan Memushaj, nga qyteti i Vlorës, teksa lajmi është bërë publik nga gazetari Enrik Mehmeti.

Ky i fundit shkruan se i ndieri ishte transportuar për në Turqi pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.

“Një 31 vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e Covid-19.

Bëhet me dije se i riu që ka ndërruar jetë është Myrtezan Memushaj. Mësohet se i riu prej ditësh ishte i shtruar në një spital Covid.

Pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar, 31-vjeçari, katër ditë më parë u nis për në Turqi për mjekim më të specializuar.

Fatkeqësisht Memushaj nuk ka arritur ta fitojë betejën me Covid-19, duke humbur jetën ditën e sotme”, shkruan gazetari Mehmeti.