Policia e Skocisë gjeti dy trupa të pajetë të fshehur brenda një shtëpie në Troon Avenue, Dundee, ditën e premte më 18 mars.

Kjo ngjarje vjen pasi në 1 mars u raportuan të humbura nënë e bijë 25 vjeç dhe 2 vjeç, të cilat për herë të fundit janë parë në shtëpinë e tyre në South Gloucestershire.

Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Miqtë e nënës së re të prekur kanë shpërndarë disa foto të saj dhe vogëlushes dhe kanë thënë se këto kohë kanë qenë tepër të vështira për ta.

“Ne u lutëm së bashku nga Zoom në Ditën e Nënës. Në momentin që mësuam se trupat ishin gjetur, ishim kaq të trishtuar. Nuk resht së qari, është kaq dhimbshme”. ,ka thënë njëra prej mikeshave të viktimës.

Autori dyshohet të jetë Andrew Innes, 50 vjeç, i cili deri më tani është paraqitur dy herë në gjykatë dhe po mbahet në paraburgim.