Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit Edmond Çekiçi, anëtarit të bandës së Lul Berishës, ngjarje që tronditi sot Durrësin.

Edmond Çekiçi ose siç njihet “Mond Çekiçi”, 40 vjeç, mbeti i vrarë ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Sapo doli nga banesa, Edmond Koçi (Çekiçi), teksa lëvizte me një makinë me shofer, është qëlluar nga një makinë tjetër që i preu rrugën, ngjarje që besohet se ndodhi pas një atentati të menduar mirë.

Në Sukth është gjetur e djegur një mjet tip “Benz”,  me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Nuk ka ende asnjë të identifikuar, pas ekzekutimit në rrethana ende të paqarta të 40-=vjeçarit.

I njohur ndryshe si “Mond Çekiçi”, ai ishte një emër i njohur për Policinë e Durrësit.

“Mond Çekiçi” jo vetëm që njihej si miku i Lul Berishës, por rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.

Në vitin 2009 ai do të dënohej me 2 vite burg për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.

Nga të dhënat operative thuhet se “Mond Çekiçi” administron disa shërbime në portin e Durrësit, nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije.