Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto në rrjetet sociale nga vaksinimi i bluzave të bardha të Kosovës që nisi ditën e sotme në Kukës.

“Jena 1, vaksinimi i bluzave të bardha të Kosovës në Kukës”, ka shkruar Rama.

Procesi i vaksinimit të mjekëve të Kosovës në Kukës në orët e paradites, ndërsa procesi u ndoq nga afër nga kryeministri Edi Rama.

Në total janë 500 mjekë dhe infermierë që do të marrin dozën në Kukës. Ndërkohë, sot pritet të vaksinohet gjysma, dhe pjesa tjetër në ditët në vijim.