Partia Socialiste tërhiqet nga propozimi që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo emrat e kandidatëve duke shkuar në variantin e PD-së.

Raportohet se PS po negocion për fletë votimi me emra. Eshte siguruar tre variantet e fletëve të votimit me emra që po negociohen me partitë politike.

Por përse u tërhoq PS?

Duket se presioni i kandidatëve në lista se vendosja e emrit mund  të sjellë më shumë vota, ka detyruar selinë rozë që të heqë dorë nga propozimi i parë.

Por tashmë problemi fillon për KQZ, pasi duhet të gjejë formatin që të jetë sa më i lehtë dhe praktik për votuesin.

Tirana është sfida e madhe, pasi në këtë qark lista do të ketë 36 kandidatë, teksa në garë janë 12 parti, plus të pavarurit duke bërë që në fletën e votimit të jenë qindra emra duke ja bërë të vështirë votuesit procesin.