US President Donald Trump (L) chats with Russia's President Vladimir Putin as they attend the APEC Economic Leaders' Meeting, part of the Asia-Pacific Economic Cooperation (APEC) leaders' summit in the central Vietnamese city of Danang on November 11, 2017. / AFP PHOTO / SPUTNIK / Mikhail KLIMENTYEV (Photo credit should read MIKHAIL KLIMENTYEV/AFP/Getty Images)

Ish presidenti i SHBA, Donald Trump, flet me superlativa për presidentin rus Vladimir Putin

Ai i ka cilësuar “gjeniale” urdhrat e Vladimir Putin për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Në një emision radiofonik të krahut të djathtë, Trump u pyet për për dërgimin e forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë.

“E pashë në televizor dje lajmin dhe thashë: Kjo është gjeniale”, tha Trump për urdhrin e Putin për të dërguar trupa ushtarkë në Ukrainën lindore.

“Putini deklaroi një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: ‘Është e pavarur’, një pjesë e madhe e Ukrainës. Dhe thashë: Sa veprim i zgjuar është ky? Putin do të hyjë brenda dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes.”, tha Trump.

Ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin më vonë, duke përçmuar pasardhësin e tij, Joe Biden, shkruan BBC.