Një fëmijë nga qyteti i Bulqizës është aksidentuar rëndë teksa ishte duke lozur në oborrin e shkollës.

Vogëlushi 10-vjeçar ka rrëshkitur në akull dhe për pasojë është dëmtuar rëndë duke bërë që të transportohet drejt Tiranës.

Policia tha se fëmija me inicialet F.B ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës kur ka rrëshkitur në akull dhe ka pësuar frakturë të rëndë në kokë.

Ai është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.