Partia Demokratike ka paditur kryebashkiakun Erion Veliaj për shpifje.

Kandidatja për deputetet e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, paditi  sot në Gjykatën Penale kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Grida Duma u shpreh se beson se institucionet do të bëjnë veprimet e duhura.

Duma sqaroi edhe çfarë kërkohet nga padija e ngritur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në një deklaratë jashtë gjykatës, ajo tha se dëmi i parashikuar nga shpifja që pretendoi se ka bërë Veliaj shkon deri në 3 milionë lekë të reja.

“Dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja. Në varësi të vendimit të gjykatës, unë deklaroj se ky dëm do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër”.

“Ajo që duhet të përmendim qartë dhe pastër është se drejtësia është më e rëndësishmja sot për të rindërtuar Shqipërinë”, – tha kandidatja për deputetet e Partisë Demokratike, Grida Duma.