Kryeministri Edi Rama me ardhjen e dozave të para të vaksinës kineze këtë të enjte në vendin tonë është shprehur se do të marrin përsipër vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha të Kosovës.

“Brenda pranverës së ardhshme ne duam që të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë e vaksinueshme pasi foshnjat nuk vaksinohen. Ne duam që të gjithë së bashku të mbyllim këtë luftë.

Ne sot kemi mundësi që të japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës që ne jemi gati menjëherë që nesër të marrim përsipër vaksinimin e 11 mijë punonjësve të shëndetësisë në Kosovë. Duke pasur parasysh ardhjen e tyre në Kukës ne jemi gati që të vaksinojmë të gjithë”, ka thënë Rama.

Vijon…