Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi fillimin sot me vaksinimin me vaksinën “Sputnik V” dhe “Sinovc”. Manastirliu deklaroi gjatë vizitës në ISHP për verifikimin e kushteve të ruajtjes së vaksinave.

Sipas Manastirliut, “Sputnik V” dhe “Sinmovac” janë vaksina të sigurta.

Nga dita e diel ne do të vijojmë vaksinimin masiv të grupmoshave +70 vjeç, duke organizuar gjithmonë punën me mjekët e familjes dhe qendrat shëndetësore kudo në vend. Ndërkohë që nga sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, Përgjegjësja e Programit Kombëtar të Vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj theksoi theksoi se të gjitha vaksinat e marra nga Shqipëria janë të sigurta dhe të testuara, ndërsa u ndal tek “Sputnik V”, ardhja e së cilës ngjalli mjaft debat krahas vaksinës kineze gjatë sitës së djeshme.

Është një vaksinë e sigurt. Është një vaksinë që ka marrë autorizimin e përdorimit në vendin e vet, gjithashtu dhe në 22 vende të tjera. Janë me miliona doza të administruara dhe nuk ka pasur asnjë lloj efekti anësor.

Është shumë e ngjashme me vaksinat e gripit.

Pra si praktikë, si teknologji ndryshon nga AstraZeneca dhe Pfizer, por është e ngjashme me atë të gripit, që është një teknologji e mirënjohur tashmë. Kështu që prandaj dhe kjo ka lehtësira. Kjo ka vaksinë ka aplikuar dhe te Organizata Botërore e Shëndetësisë për të marrë parakualifikimin”, tha Nelaj.

ISHP ka marrë deri më tani katër vaksina në Shqipëri, të cilat janë “Pfizer”, “AstraZeneca”, “SputnikV” si edhe “Sinovac” e Kinës. Duket se kjo e fundit do të përdoret për vaksinimin masiv të shqiptarëve pasi kryeministri Rama premtoi se brenda pak muajsh në vend do të mbërrijnë 1 milion doza.