Një burrë në moshë ende të re është gjetur i vdekur në banesën e tij në qytetin e Fierit dhe dyshimet e policisë janë se kemi të bëjmë me një flijim.

Ngjarja raportohet nga noa.al se ka ndodhur sot rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, ku në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.

Policia tha se është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.