Mjeku Ilir Alimehmeti përmes një studimi në Itali shpjegoi sesi po përplasen dy të drejta kushtetuese, e drejta e shëndetit me të drejtën e arsimimit.

Sipas studimit nuk ka të dhëna shkencore që provojnë se nxënësit përhapin Covid, ndaj edhe Italia pritet që më 2 prill të lejojë hapjen e shkollave në të gjithë vendin.

Nga Ilir Alimehmeti:

“Shëndeti është një gjendje mirëqenie të plotë fizike, mendore dhe sociale, dhe jo thjesht mungesa e sëmundjes apo e paaftësisë.”

Përkufizimi i Shëndetit sipas OBSH-së.

Miqtë e mi, dje folëm për studimin më të madh të kryer deri më sot nëpër shkolla në nivel botëror, i cili tregonte qartë se në Itali shkollat nuk kanë luajtur rol në ecurinë e pandemisë.

Në këto kushte patjetër vendosen përplasen dy të drejta kushtetuese, e drejta e shëndetit me të drejtën e arsmimit.

Sipas Prof. Avok. Fabio Cintoli (Romë):

Gjykata Kushtetuese gjithmonë deklaron se “të gjitha vlerat kushtetuese duhet të mbahen në ekuilibër”.

“Edhe vlera më e rëndësishme, mbrojtja e shëndetit, duhet të vlerësohet përkundrejt vlerave të tjera kushtetuese, dhe këtu po flasim për një vlerë themelore: të drejtën e arsimit të të rinjve, një e drejtë që lidhet me të ardhmen e brezave tanë.”

Në këtë drejtim, më 24 mars 2021 Gjykata Administrative Rajonale e Lazio-s (Itali) nxorri vendimin e saj mbi këtë çështje, e cila u publikua në fletore zyrtare dy ditë më vonë.

Nga ky moment po përkthej fjalë më fjalë disa pjesë kyçe të këtij gjykimi:

Në mbështetje të kërkesës (nga nxënës dhe prindër) janë ofruar:

studime shkencore të ndryshme të publikuara në revista mjekësore prestigjioze,

raporte mbi të dhënat e infektimit në ambjentet shkollore (Toskanë dhe Siçili),

relacione shkencore të dhëna nga ekspertë në epidemiologji, biomjekësi dhe biostatistikë, në të cilat fundi i fundit analizohen të dhënat e Institutit Superior të Shëndetit (ISHP-ja e Italisë).

Këto relacione mbërrijnë në konkluzionin se NUK EKZISTOJNË TË DHËNA SHKENCORE SOLIDE DHE TË PAKUNDËRSHTUESHME MBI FAKTET E MËPOSHTME:

(i) që infektimi i ndodhur në klasë të ndikojë mbi ecurinë e përgjithshme të infektimit,

(ii) që rritja e infektimeve të subjekteve në moshë shkollore të jetë i lidhur me hapjen e shkollave,

(iii) që varianti të anglez të përhapet me shumë vetëm në moshat shkollore,

(iv) që variantet e ndryshme qarkulluese në Shtet të jenë rezistente ndaj vaksinave të përdorura në Itali.

Në këto dokumente të mësipërme NUK DALIN INDIKIME SPECIFIKE QË TË NDALOJNË RIHAPJEN E SHKOLLAVE.

Duke parë mendimin e Komitetit Teknik Shkencor të datës 27.02.2021 (verbali nr. 161) dhe rekomandimet e tij, duke se Komiteti nuk ka vlerësuar mundësinë, në zonat e kuqe, që ta kryejë ndërprerjen e aktiviteteve didaktike vetëm në zona territoriale të kufizuara, sipas ecurive të ndryshme të mundshme të epidemisë në rajon.

Për më shumë, në konsideratë që rekomandimet e Komitetit bazohen mbi të dhënat e ofruara nga Insituti Superior i Shëndetit dhe nga Fondacioni Bruno Kessler, nga dokumentimi i gjykuar nuk evidentohet se në çfarë mënyrë janë analizuar dhe interpretuar informacionet nga Komitetit Teknik Shkencor.

Duke qenë se kërkuesit kanë prodhur publikime që duket se provojnë se, në krahasim me periudhën përpara pandemisë, ka një rritje sinjifikante të shtrimeve në spital të adoleshentëve për shkak të çrregullimeve të rënda ushqimore dhe të tentativave të vetëvrasjes, si rrjedhojë e izolimit social progresiv të induktuar nga masat e përmbajtjes së infektimit, arsye për të cilën DUKET URGJENTE NEVOJA E VLERËSIMIT TË THELLUAR TË SITUATËS ME QËLLIM RIKTHIMIN E AKTIVITETIT DIDAKTIK TË ZAKONSHËM, PRA ME PREZENCË.

Si përfundim:

Këshilli i Ministrave, brenda datës 2 prill 2021 duhet të riekzaminojë masat e Dekretit të datës 2 mars 2021 që vendos mbylljen automatike të të gjitha shkollave pa dallim në zonat e kuqe, me vendim të Gjykatës Administrative Rajonale Lazion me urdhërat n. 01947 dhe n. 00872 / 2021.

Miqtë juristë bashkëkombas me siguri mund të na ofrojnë një ekspertizë më të thelluar profesionale shumë të mirëpritur, por vendimi i TAR Lazio i vë vulën faktit që “mjekësia bazohet në të dhëna, por po ashtu edhe e drejta bazohet mbi fakte”.