Ka nisur sot gjyqi ndaj tre të arrestuarve, të cilët akuzohen si organizatorët e ndërprerjes së fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca ndaj tre kontrolloreve Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini.

Prokuroria e Tiranës dërgoi pasditen në gjykatë kërkesën ndaj tre kontrollorëve.

Mësohet se ndaj Flora Ndrecës organi i akuzës ka kërkuar masën arrest shtëpie, ndërsa për dy të tjerët masën “arrest me burg”.

Prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim.

Si provë ndaj kontrollorëve për akuzat e ngritura, prokuroria ka mesazhet ‘whatsupp’.

Kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Arben Mica. Çështja po ndiqet nga prokurorët Marjeta Zaimi dhe Lidina Riza.