Italia shënoi një tjetër rritje të viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit për të treguar edhe njëherë se lufta ndaj pandemisë është ende larg së fituari.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se gjatë ditës së fundit kanë humbur jetën 469 persona të tjerë, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 115 557.

Gjithashtu nga 334.766 testime të kryera, 16 168 prej tyre rezultuan pozitive, shifra këto që qëndrojnë në të njëjta nivele prej disa kohësh.

Në terapitë intensive ndodhen të shtruar 3490 pacientë të cilët kanë nevojë për një trajtim më të specializuar.