ë shtëna me armë zjarri brenda një zyre elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash duke shkaktuar plagosjen e një qytetari, raporton noa.al.

Personi i plagosur është B.O. Ai është plagosur në këmbë pas sulmit me armë zjarri.

Policia tha se gjithçka ndodhi sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, kur shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në këtë lajm gjeni dhe pamje nga vendi i krimit.