Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tregoi në “Opinion” se shpeshherë zihet me bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta për çështje politike. Madje njëherë thotë Kryemadhi, ndërhyri kryedemokrati Lulzim Basha për t’i pajtuar.

“Ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar. Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve. Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte.”, tha Kryemadhi.