Ambasadorja Ursula Gacek, në një komunikim për mediat deklaroi se ndodhet në Shqipëri prej 71 marsit ku edhe ka ndjekur nga afër fushatën zgjedhore.

Në komunikimin e saj ajo tha se vëzhguesit e ODIHR janë të shpërndarë në të 12 qarqet.

“Jam në Shqipëri që nga 17 marsi për të vëzhguar fushatën në tërësi, ndërsa shtoi se misioni i saj është  mbarëvajtja e procesit zgjedhor .Unë vetë do të vëzhgoj një numër të vogël qendrash votimi, ndërsa anëtarët e tjerë janë shpërndarë në 12 distrikte që nga fundi i marsit. Në lidhje me këtë proces të gjatë ne jemi ende duke mbledhur informacion dhe më duhet ende kohë për të dalë në një përfundim. Pritshmëritë dhe përgjigjet e pyetjeve tuaja do të vijnë nesër”, tha Gacek.