Kryetari i PSD, Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen të dyfishtë nga mandati si deputet dhe kandidimi në zgjedhjet e 25 prillit.

Doshi në letrën drejtuar KQZ shkruan se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri.

Po ashtu Doshi largohet edhe nga lista shumëemërore e PSD duke u tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 25 prillit.