Gjykata e Apelit vendosi të nxjerrë nga qelia edhe dy kontrolloret e aeroportit të Rinasit, që u arrestuan pak ditë më parë.

Ata u akuzuan për organizimin e grevës që çoi në pezullimin e fluturimeve ajrore në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.

Togat e zeza caktuan masën detyrim paraqitje për Armando Fezga dhe Muhin Mezin, të cilët mbaheshin në burg.

Nga ana tjetër edhe Flora Ndreca, nga “arrest shtëpie” do të hetohet në gjendje të lirë.