Kryeministri Edi Rama një ditë pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit sëbashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj ka inspektuar nga afër procesin e rindërtimit në Thumanë.

Kreu i qeverisë teksa po inspektonte zonën e rindërtimit i ka bërë përshtypje një kullë që ndodhej në zonë.

Ndërkohë në lidhje me këtë objekt ai ka hedhur idenë që atu të mbillet një pemë dhe të quhet “pema e shpresës”.

Duhet parë mirë nëse ka problem strukturore dhe aty lart të mbillet një pemë aty dhe të jetë një supër simbol i Thumanës dhe të quhet “pema e shpresë”, ka thënë Rama.

Ndërkohë ndër të tjera në postimin e tij në Facebook ai shkruan se tashmë çdo gjë duhet se ka marrë formë.

“Po shikoja dhe Fushë – Krujën që ka marrë formë. Do të jetë një spektakël. Kemi mbaruar të gjitha shkollat Do jetë e madhe një pemë në qiell, aty në atë vend, të hedhësh pak rërë dhe ta quash pema e shpresës. Ritmi s’paska rënë fare, e paskan ditur që do të fitohet”, u shpreh Rama.