Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 25 mijë vaksina Sputnik V. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shkruan se nuk do të ndalet procesi do të vijoj të intesifikohet. Në total deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 728 mijë dozat e vaksinave antiCovid.
“ Mbërrijnë 25 mijë doza të tjera të vaksinës SPUTNIK. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkruan Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 453,255 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 353,491 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.