Imzot Joani, mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës ka përcjellë mesazhin e tij me rastin e Pashkëve, ku iu kujton rëndësinë e kësaj feste dhe duke iu uruar ditë më të mira për të gjithë shqiptarët dhe besimtarët orthodhoksë.

Mesazhi i Mitropolitit 

E përsërisim vazhdimisht se ngjallja e zotiti tonë Jezu Krisht është thelbi i doktrinës dhe predikimit të Krishterë dhe  festa më e madhe dhe më e gëzuar e Kishës, sepse krishtërimi është ngritur pikërisht mbi themelin e gëzimit dhe forcës që dha dhe vazhdon të japë lajmi i mirë i ringajlljes.

Ky lajm mbetet gjithmonë një mesazh shpresëdhënës për të gjithë kohërat dhe të gjithë popujt. Sepse është lajmi i fitores mbi vdekjen, armikut të përbashkët të të gjithë njerëzve. Vdekja është mundimi më i madh dhe tmerri i të gjithëve, duke përhapur frikë dhe ankth dhe duke gjymtuar gëzimin e jetës. Shkrimi i shenjtë na mëson se perëndia nuk e krijoi vdekjen dhe as nuk gëzohet me shkatërrimin e të gjallëve, por të pabesët e ftojnë vdekjen me vepra dhe fjalë.

Ajo është fryt i mëkatit dhe rezulatat i shkëputjes së njeriut nga burimi i jetës, Perëndia. Nëpërmjet sakrificës në kryq dhe duke e mundur vdekjen Krishti na pajtoi dhe na lidhi  me burimin e jetës duke na çliruar nga robëria e vdekjes dhe duke i dhënë jetës sonë një dimension të plotë dhe të vërtetë.

Mbas ngjalljes, vdekja në kuptimin e saj më të thellë, si fryt i ndarjes së njeriut nga perëndia, e humbi pushtetin nga njeriu. Tani njeriu i çliruar nga tirania e vdekjes është i lirë të zgjedhë nëpërmjet jetës dhe vdekjes. Ai që zgjedh jetën me perëndinë fiton jetën e përjetshme.

Të dashur vëllezër dhe motra, është viti i dytë që i kremtojmë Pashkët me kufizime dhe në një kohë të vështirë. Shumë njerëz si pasojë e pandemisë janë përballur me sëmundjen e rëndë, të tjerët kanë humbur familjarë dhe të afërm të tyre, shumë të tjerë po përjetojnë probleme të shumta ekonomike, psikologjike dhe sociale, si dhe ankth dhe pasiguri, por Pashka na kujton se ne nuk jemi vetëm, perëndia e dashurisë është pranë nesh, vazhdon të na kujton që është me ne, vazhdon të na dojë dhe të kujdeset për ne.

Prania e tij ndriçon përsëri në shpirtarat tanë, sado e madhe që të jetë errësira, madje kur jemi në errësirë ne kemi nevojë më shumë për dritën dhe kur jemi të dëshpëruar dhe në vështirësi kemi nevojë për shpresë dhe për kurajo. Në këtë botë do të kemi vështirësi, por ngjallja ka dhënë jetë për mënyrën se si ne ti kapërcejmë ato dhe të dalim fitimtarë. Lajmi i gëzueshëm se Ai u ngjall shkruan Shën Agustini nuk e ndryshon botën bashkëkohore, akoma përpara nesh shtrihet punë, disiplina, sakrifica. Por fakti i Pashës na jep fuqi shpirtërore për të kryer punët, për të kryer disiplinën dhe për të bërë sakrificën.

Le të kujtojmë gjithmonë se lajmi i mirë i ngjalljes erdhi nga një vend ku askush nuk e priste, erdhi nga varri që është simboli i të keqes dhe dëshpërimit. Por zoti e ktheu këtë vend dëshpërimi në burim ngushëllimi dhe të shpresës, prandaj varri i zbrazur në Jeruzalem u bë simboli i ngjalljes dhe jetës dhe është për ne gjithmonë një kujtesë se sado që të kemi vështirësi, ne e dimë se zoti ie mundi vdekjen, dëshpërimin dhe vajtimin dhe nëse do të jemi me atë nuk do të kemi më frikë nga asgjë.

Ngjallja e Krishtit i çeli cdo trupi rrugën e ngjalljes prej së vdekurës. Duke sjellë një realitet të ri të lidhjeve ndërnjerëzore, sepse duke e ndryshuar krejtësisht njeriun ajo hapi para tij një mënyrë të re të jetuarit, një jetë plot dashuri dhe paqe. Me të vërtetë ngjallja e Krishtit i ka hapur rrugën të gjithë njerëzve për të marrë pjesë në gjendjen e ngjalljes së tij, por rruga drejt ngjalljes fillon në jetën tonë këtu. Nëse ne nuk fillojmë të ndryshojmë në këtë jetë nuk mund ta realizojmë në jetën që do të vijë.

Kur i shthururi të bëhet i lirë, kur lakmitari i mëshirshëm dhe mizorri i butë, në këtë është ngjallja duke shërbyer si një fillim pë rngajllen e ardhshme. Pashka, dita e ngjalljes së Krishtit në thërret që të marrim pjesë në ngjallje duke larguar nga vetja, errësirën, egozimin, krenarinë dhe mërinë e të ndezë brenda shpirtit tonë dritën e dashurisë, përulësinë dhe dhembshuriën. Në këtë mënyrë mund të përjetojmë fuqinë transformuese të ngajlljes në jetën tonë. Vetëm të fuqizuar nga përvoja e ngjalljes ne mund të përhapim lajmin e mirë në këtë botë të dëshpëruar që ka aq shumë nevojë për këtë.

Të dashur vëllezër dhe motra, sot librat e kishës na ftojnë gjithashtu që në këtë ditë të ngajlljes të ndriçojmë, të përqafojmë njëri tjetrin dhe ti falim të gjithë, si ata që na duan ashtu edhe ata që na urrejnë, sepse vetëm kështu ne mund të thërrasim me të vërtetë Krishti u ngjall së vdekuri, dhe vdekjen vdekjen e shkeli dhe të varrosurve u fali jetën. Gëzuar Pashkët dhe për shumë vjet.