Nora Istrefi është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Këngëtarja ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe numëron një sërë hitesh në repertorin e saj. Përpos kësaj, Nora ka rënë gjithmonë në sy për linjat e saj seksi dhe shquhet për stilin e veçantë në modë.

Mirëpo, duket se talenti i saj në modë ka spikatur që në fëmijëri, duke iu referuar një fotoje të vjetër të këngëtares kur ka qenë shumë e vogël. Ajo ka pozuar në bregdet e veshur me një fustan rozë, duke mbajtur një qëndrim prej modeleje.

Ndërkohë, kujtojmë që Nora tashmë i është futur dhe botës së biznesit. Ajo ka hapur një studio fotografike që mban emrin “Serene Photography Studio”.“Duke marrë për bazë që kam përfunduar fakultetin e dizajnit të modës, gjithmonë me mu ka flejt dëshira për të bërë edhe diçka më shumë se muzika!”, tha Nora.