Ministri i brendshëm i Francës i kërkoi policisë të ndalojë një protestë pro-palestineze në Paris këtë fundjavë. Protesta vjen si shkak i konfliktit të Palestinës me Izraelin.

Aktivistët kanë thirrur protestën në distriktin Barbes të Parisit verior për të demonstruar kundër përdorimit të forcës së Izraelit në Rripin e Gazës në përgjigje të zjarrit me raketa nga grupi militant Hamas në shtetin hebre.

“Unë i kam kërkuar shefit të policisë së Parisit të ndalojë protestat të shtunën të lidhura me tensionet e fundit në Lindjen e Mesme,” shkroi Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin në Tëitter.

“Shkatërrime serioze të rendit publik u panë në 2014,” shtoi ai, duke u bërë thirrje shefave të policisë në Francë që të qëndrojnë vigjilentë rreth demonstratave.

Ai gjithashtu nxiti shefat e policisë lokale të sigurojnë “mbrojtjen e vendeve të adhurimit, shkollave, qendrave kulturore dhe bizneseve të komunitetit hebre”.