Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maliq të Korçës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një fermer është plagosur pasi në tokën e tij shpërtheu një granatë.

39-vjeçari Hergert Spahiu, po punonte tokën me mjet bujqësor teksa në një moment ra në kontakt me granatën.

Kjo e fundit ka shpërthyer duke e lënë fermerin të plagosur.

Ai menjëherë është transportuar në spitalin e Korçës me dëmtime në dorë.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.