Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar sot procesin e vaksinimit në qendrën e re shëndetësore në Synej të Kavajës.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu tregoi se kjo qendër është pjesë e 300 qendrave shëndetësore që janë rehabilituar deri më tani në të gjithë territorin e vendit. Ajo theksoi se sonte pritet të mbërrijnë në vend 12.870 vaksina Pfizer.

“Sot presim sërish doza të vaksinave Pfizer, nëpërmjet kontratës sonë me me Pfizer, gjithashtu edhe kontratës pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian do të mbërrijnë sot në vend 12,870 doza të vaksinës Pfizer. Ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë territorin për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara, qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, ka bërë me dije Manastirliu.