Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta do të përballen ditën sotme në seancë plenare në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë të kreut të qeverisë.
Për shkak të masave në fuqi për shkak të pandemisë, seanca do të kryhet pa praninë e publikut.
Çështja lidhet me emërimin nga kryeministri të ish-ushtruesit të detyrës së Ministrit të Jashtëm Gent Cakaj të cilin Meta nuk e dekretoi.

Ndërkohë nuk dihet nëse dy krerët e shtetit do të jenë të pranishëm në seancë për shkak të agjendës politike.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:
18 Maj, 2021
Kërkues
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare.
Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.
Subjekti i interesuar
Presidenti i Republikës së Shqipërisë; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Objekti
Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë