Superiorja të mërkurën mbyll rrugëtimin dhe pritet të jepen verdiktet finale. Ende ka garë për titullin kampion, pasi matematikisht janë katër skuadra në lojë

Teuta shikohet si e favorizuar, pasi luan kundër Apolonisë dhe mjafton të triumfojë të paktën me të njëjtën diferencë golash me Vllazninë, që pret Laçin.

Të dyja këto të fundit janë gjithashtu në garë, ashtu sikurse edhe Partizani që përballet me Bylisin në Ballsh.

Sikurse kuptohet FSHF do të duhet të bënte tre kupa dhe t’i çonte në Shkodër, Durrës e Ballsh, për të qenë gati për çdo skenar, ose të mendojë për ndonjë helikopter për ta dërguar aty ku duhet.

Gjithsesi gjërat janë të qarta, fituesi i titullit kampion duhet të festojë si Atletico Madrid, pa trofeun pas ndeshjes. Një ditë më pas kupa do t’i dorëzohet ekipit kampion dhe normalisht FSHF do njoftojë më parë për detajet e ceremonisë.