Kryeministri Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e SHBA-së, për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë tha se është i vendosur që të nisë një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe që të shmangin të gjitha aspektet që i e kanë kthyer për shumë vite jetën politike në vend në një telenovelë rraskapitëse.

“Jam 100% i fokusuar te punët, ne se kemi ndalur punë asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës se s’ka kohë për pushim. Jam i vendosur që ne të nisim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politikë të vendit në një telenovele rrapskapitëse. Për mua ka shumë më tepër rëndësi sesa vaksina kryhen gjatë ditës, sa përparjojnë kantierët e ndërtimit, sesa angazhimet tona përmbushen pak nga pak e hap pas hapi me të gjitha vështirësitë. Ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe do të dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konrete me kongresin tonë të 12 qershorit, tha Rama.