Gjykata ka lënë në burg Rozeda dhe Havier Dobin, nënë e bir, të cilët akuzohen për vjedhjen e mbi 400 mijë eurove në banesën e një ish-zyrtareje të lartë. Sipas hetimeve, 49-vjeçarja, së bashku me të birin, kanë inskenuar një grabitje në banesën ku punonte si pastruese.

Në deklarimet në polici, pronarja e banesës, Alda Klosi, ka dhënë versionin e saj të ngjarjes. Sipas prokurorisë, rezulton se në datën 15.12.2022, rreth orës 14:10, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi.

Menjëherë pas njoftimit të marrë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. I është marrë deklarimi të dëmtuarës shtetases Alda Klosi, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati ‘Orion” në Rruga e “Kosovarëve”, ku jetonte së bashku me vajzën e saj te quajtur Simona Klosi, e datëlindjes 20.09.2006.

Në datën 15.12.2022, rreth orës 10.08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek OSHEE. Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës. Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj Simona dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e kam mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme. Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka pasur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka pasur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi.

Është pyetur edhe vajza e saj, Simona Klosi, e cila ka thënë se me datë 15.12.2022, rreth orës 7:30 ka dalë nga banesa dhe ka shkuar në shkollë, ku ka qëndruar deri në orën 11.30. Më pas është ulur për kafe me shoqërinë e klasës. Rreth orës 13:50 ka shkuar tek zyra e nënës së saj Alda Klosi tek zona e Gardës, ku ka qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në këmbë ka shkuar te shtëpia në Rrugën e “Kosovarëve”.

Në momentin që ka qenë te banesa ka konstatuar se dera ishte pak e hapur, është futur në shtëpi dhe ka konstatuar se pjesa e kuzhinës ishte në rregull dhe me pas është futur në dhomën e gjumit ku ka konstatuar se rafti ishte i hapur dhe te gjitha rrobat ishin të hedhura në tokë. Pas kësaj, menjëherë ka telefonuar mamanë e saj dhe i ka treguar për situatën.

Në deklarimet e saj në polici, Rozeta Dobi ka thënë se prej rreth 5 vitesh ishte pastruese e banesës së shtetases Alda Klosi dhe bënte pastrimin e banesës çdo javë, në ditën e hënë. Ajo ka deklaruar se kishte një kopje të çelësit të banesës ku jetonte shtetësja Alda Klosi dhe këtë çelës nuk i’a kishte dhënë asnjë personi tjetër.

Nga Prokuroria dhe policia gjyqësore është vijuar me kryerjen e veprimeve hetimore. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorë të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetases Alda Klosi janë shtetasit Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi.

Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  1. Shuma prej 58 150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesëdhjetë) euro nga të cilat 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) copë prerjeje 500 euro, 1(një) copë prerje 100 euro, 11 (njëmbëdhjetë) copë prerje 50 euro dhe 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) copë prerje 200 euro;
  2. Shuma prej 7000 (shtatëmijë) dollarë me prerje 100 (njëqind eshë);
  3. Shuma prej 368 000 (treqind e gjashtëdhjetë e tetëmijë) lekë, 73 (shtatëdhjetë e tre) copë janë me preje 5000 (pesëmijë) lekë, 1 prerje në shumën 1000 (njëmijë) lekë.
  4. Kuti ngjyrë tulle brenda se cilës ka një byzylyk me ngjyrë rozë, byzylyk silver me ngjyrë gri të zi, byzylyk silver me ngjyrë si diamant, byzylyk me llastik ngjyrë të zi, byzylyk ngjyrë floriri me mbishkrimin D G, zinxhirë ngjyrë floriri, varëse silver me ngjyrë rozë dhe zinxhirë me ngjyrë floriri, varëse silver me ngjyrë të kuqërremtë, varëse me gurë dekorativ, varëse pa mbishkrim, varëse me gurë, byzylyk me gurë dekorativ, byzylyk me zinxhirë silver, 6 (gjashtë) karfica me ngjyra dhe përmasa të ndryshme, 4(katër) vëthë të ndryshëm;
  5. Kuti e kuqe kartoni me një varëse brenda ngjyrë floriri me një dekoracion në formën e një zemre;
  6. Kuti kartoni me mbishkrimin Penelope ngjyrë kafe me të zezë e cila ka brenda një varëse me ngjyrë argjendi, varëse ngjyrë argjendi me një top të varur në fundin e saj, varëse ngjyrë bronzi me dekoracion me ngjyra në fundin e saj, varëse me ngjyrë gold me një kurorë të varur në fundin e saj, zinxhir ngjyrë gold pa mbishkrime dhe pa numër;
  7. Varëse ngjyrë floriri pa mbishkrime;
  8. Letër e bardhë me një varëse me zinxhirë si ajo e floririt me një zbukurim në formë luleje në fundin e saj;
  9. Kuti kartoni me mbishkrimin Kalimero brenda ka 38 vëthë me ngjyra dhe përmasa të ndryshme;
  10. Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZËAROSKI brenda të cilës ka dy byzylykë ngjyrë si ajo e floririt, një varëse ngjyrë silver, 7 vëthë të llojeve dhe përmasave të ndryshme, një kapëse si ajo e flokëve;
  11. Kuti ngjyrë blu me mbishkrimin ZËAROSKI brenda të cilës ka një varëse ngjyrë silver me gurë në fund, një byzylyk në formë gjethesh, dy unaza silver dhe një ngjyrë gold, 11 vëthë me forma dhe përmasa të ndryshme.
  12. Një kuti me mbishkrimin GELOSIA ku brenda ka katër vëthë, një byzylyk të këputur në dy pjesë me dekorim në formë zemre, një varëse me ngjyrë silver, tre varëse ngjyrë gold të përmasave të ndryshme ku njëra ka medalion të shkruar “sister are connect heart to heart”, një varëse ngjyrë silver(zinxhir);
  13. Orë dore ngjyrë gold e markës Maserati;
  14. Orë dore ngjyrë gold me mbishkrimin Armitron;
  15. Një çantë sporti me ngjyrë të zezë me mbishkrimin Adidas;
  16. Një xhup me ngjyrë si gri dhe pjesa e bustit me ngjyrë të zezë, ku në anën e majtë ka të stampuar mbishkrimin SWID
  17. Një xhup femrash ngjyrë në dukje si pana me mbishkrimin në pjesën e Canada;
  18. Një çantë femrash ngjyrë blu dhe të bardhë me mbishkrimin Valentino;
  19. Një portofol femrash me ngjyrë bezhë me mbishkrimin Valentino;

Shtetasit Havier Dobi i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetet të cilin personi nën hetim Havier Dobi ka blerë me paratë e vjedhura:

  1. Automjet i tipit Mercedez- benz me targa AA907LZ me ngjyrë të bardhë së bashku me çelës;
  2. Automjet i tipit Mercedez-benz AC666HD me ngjyrë gri së bashku me çelës;
  3. Automjet i tipit Mercedez-benz me targa AC055HD me ngjyrë të zezë me çelës;
  4. Telefon i markës Iphone 14 Pro max, me ekran me ngjyrë të zezë dhe me ngjyrë të bardhë pjesa prapa.
  5. Telefon i markës Iphone 11 Pro, me ekran me ngjyrë të zezë dhe me pjesën prapa ngjyrë gold me numër IMEI 353839108230255 me kod hapje 150522.

Shtetases Rozeta Dobi i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

  1. Telefon celular i markës Samsung

Mbi bazën e dyshimeve se në banesë fshiheshin edhe sende të tjera, është kontrolluar me imtësi banesa e të dyshuarve dhe në tubin e aspirimit janë gjetur të fshehura një shumë prej 404, 800 euro, 8 500 Usd dhe një sasi e konsiderueshme bishuterish, të cilat dyshohen se iu përkasin edhe personave të tjerë ku Rozeta Dobi ka punuar si pastruese.

Nga paraqitja për njohje e sendeve, kallëzuesja dekalron se ka njohur edhe bizhuteri të nënës së saj dhe shoqes së saj, ku kjo shtetase ka punuar.

I është marrë deklarim të dëmtuarës Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka pasur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000 (njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500 (pesëqindëshe) dhe 200 (dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000 (tridhjetëmijë) dollarë të cilat kanë qenë prerje 100 (njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë. Deklaron se ka pasur një unazë floriri me medalionin e Shën Mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me Shën Mëri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gurë diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markës Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino.

Deklarata në polici e Alda Klosit
Është bërë shoqërimi i dy të dyshuarve në Komisariat. I është marrë deklarimi të dyshuares Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se, Alda Klosi ka marrë një banesë me qera tek Rruga e ”Kosovarve” e cila aty qëndronte me vajzën e saj.

Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Pasi ka hyrë në banesë të cilën e ka hapur me çelsin që dispononte ka bërë një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në banesë. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prejeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lëkëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.

Deklarata në polici e Rozeta Dobit
I është marrë deklarim të dyshuarit Havier Dobi i cili ka deklaruar se, në datën 15.12.2022 rreth orës 09:00 ai ka shkuar me makinën e tij Mercedes- benz ngjyrë gri me targa AA390VT së bashku me mamanë e tij tek Rruga e ”Kosovarëve” pasi mamaja e tij punonte si sanitare tek një banesë në komleksin Orion.

Pasi kanë vajtur në Rrugën e ”Kosovarëve” ka parkuar makinën dhe ka qëndruar rreth 20 minuta brenda në makinë. Më pas ka zbritur nga makina dhe ka vajtur tek hyrja e pallatit për të parë vendin që i kishte thënë mamaja e tij dhe më pas është kthyer përsëri në makinë. Nga aty pak minuta më pas ka dalë mamaja nga makina dhe ka shkuar te banesa ku ajo pastronte. Ka qëndruar rreth 10-të minuta dhe pasi ka dalë me vete ka patur një çantë shkolle adidas ku ka hipur në makinë dhe kanë zbritur në lagjen ku ata banojnë. Në momentin që kanë arritur te lagja ka vënë re se mamaja e tij ka nxjerrë nga çanta një kasafortë dhe e ka hedhur te koshat e plehrave. Disa ditë më vonë mamaja i ka treguar një shumë parashë me prerje 500, 200 eurosh, me prerje 100 dollarësh dhe 50-tëshe lekë, ku i ka sqaruar se këto lekë ajo i kishte marrë te banesa te Rruga e ”Kosovarëve” tek banesa ku ajo jetonte si sanitare. Deklaron se me një pjesë të këtyre parave kishte blerë dy makina tip Mercedes benz. Njëra ngjyra e bardhë me targa AA907LZ ndërsa tjetra ngjyrë e zezë me targa AC055HD.

Deklarata në polici e Havier Dobit