Cristiano Ronaldo do të qëndrojë edhe një sezon te Juventusi. Shumë është folur rreth mundësisë së largimit të yllit portugez nga rekordmenët e futbollit italian, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë këtë verë.

Gruaja e sulmuesit portugez, Georgina Rodriguez i ka dhënë fund frikës së tifozëve bardhezi. “Do të qëndrojë“, shprehet shkurt modelja spanjolle në lidhje me të ardhmen e CR7 gjatë xhirimeve të një dokumentari që flet për jetën e saj.

Juventusi ia doli të sigurojë në javën e fundit kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Në stol është rikthyer Max Allegri, të cilin 36-vjeçari e vlerëson shumë, shkaqe që kanë ndikuar që të heqë dorë nga opsioni i largimit.