Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chaboton, Meksikë, ku një burrë ka dhunuar një polic pasi ky i fundit e ndaloi se po ecte me shpejtësi. Sipas mediave lokale, shoferi  mendoi se gjoba nga ana e policit ishte e padrejtë dhe në debate e sipër ai filloi të godiste oficerin.

Por ngjarja nuk mbaroi me kaq, ai jo vetëm që nuk u largua po filloi të godiste policin edhe me një shkop gome. E vetmja mënyrë që polici kishte për të shpëtuar ishte të futej në makinë  e patrullës, në kohën kur kolegu i tij po kërkonte ndihmë.