Është zbardhur dëshmia e 54-vjeçarit Nikolin Hubaj, i cili mbeti i plagosur me dy plumba në Shkodër. Ish-kryetari i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba, është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër, në afërsi të shkollës ‘Pyjore’. 54 vjeçari, është qëlluar me armë zjarri pistoletë dy herë në këmbë teksa ndodhej jashtë makinës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

‘Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Une nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnje konflikt me askend. Vetem qelluan dhe iken, nuk kam asnje ide perse me qelluan”, ka thënë Huba.