LAJM I PERDITESUAR | Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të premteje pranë Gjykatës së Tiranës. Një person mbeti i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur si pasojë e të shtënave me armë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal, në afërsi të gjykatës. Burime paraprake për thonë se një person ka hapur zjarr duke vrarë ish-dhëndrin e tij dhe duke plagosur avokatin e viktimës. 

Mësohet se çifti ishte në proces divorci. Sa i përket avokatit që mbeti i plagosur ai është ish-prokurori Adriatik Cama. Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. 

Autori mësohet se hapi zjarr me pistoletë ndërkohë që viktima dhe avokati i tij ndodheshin të ulur në lokal. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë.