Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ndodhet në Francë për një vizitë zyrtare.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook shkruan se ndodhet në shtëpinë e presidentin Nicolas Sarkozy në Paris.

“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian🇪🇺”, shkruan Rama.