Forca të shumta policie gjenden aktualisht në Shëngjin pasi u gjet i vdekur në banesë Eduart Nikshini, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë.

Policia beson paraprakisht se 39-vjeçari me shtetësi ruse ndërroi jetë për shkak të përdorimit të substancave narkotike dhe pijeve alkoolike.

Një prej fqinjeve të tij deklaroi për mediat se e ka të pamundur të futet në banesë për shkak të aromës së rëndë pasi dyshohet se viktima ka ndërruar jetë disa ditë më parë dhe u gjet vetëm mbrëmjen e djeshme.

Ndjenim aromë të keqe, por menduam se ishte prej plehrave”, tha fqinja.

Pavarësisht kësaj, policia nuk ka mundur të lëvizë trupin e tij për në morg pasi nuk ka mjetet e nevojshme për transportimin e kufomave të dekompozuara.