Vapa dhe i nxehti sjellin probleme te ndryshme, që ndikojnë kryesisht te lëkura, e cila goditet e para nga rrezet e forta të diellit. Për kujdesin që duhet të tregojmë gjatë stinës së verës në edicionin informativ patëm mjeken dermatologe Elna Çano.

Sipas mjekes nxehtësia që vjen nga vapa sjell një skuqje dhe irritim të lëkurës, duke përmendur këtu djegien nga dielli që është edhe problem më i shpeshtë që haset.

Gjatë kësaj periudhe ato që vihen re më tepër janë njollat kafe, të cilat vijnë nga mungesa e mbrojtjes dhe dëmtimi i lëkurës nga dielli. Ajo që ndodh më shpesh si mungesa e vendosjes së kremit të diellit, jo vetëm gjatë orëve të diellit por kujdesi për lëkurën gjatë gjithë vitit. Masa të tjera për të mbrojtur lëkurën dhe shëndetin nga rrezet e tepruara duhet të jetë mosekspozimi në orët e nxehta të ditës, konsumimi is a më shumë ujë dhe lëngje.

Mbajtja e kapelës dhe syzeve na ndihmojnë disi. Kremi i diellit të mbron për një periudhë të shkurtër, prandaj duhet riaplikuar disa herë gjatë ditës. Kujdes i veçantë dhe i shtuar duhet pasur te fëmijët, të moshuarit dhe persona të tjerë që kanë sëmundje shoqëruese.“,- u shpreh mjekja

Sipas dermatologes Çano, një kujdes i shtuar gjatë kësaj periudhe duhet për fëmijët, për të cilët duhet të kemi parasysh veshjen me rroba të lehta, si edhe të kujdesemi për mbrojtjen me kremra që janë kundër diellit apo që parandalojnë pickimet nga insektet.