Një i mitur ukrainas në Sarandë është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës pasi konsumoi një sasi të madhe ibubrofeni. Mësohet se 12-vjeçari me iniciale V.K është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kishte konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg dhe për rrjedhojë është  intoksikuar.

Dyshohet se medikamenti i është dhënë gabimisht fëmijës nga e ëma e cila mendoi që ta mjekonte për diharrenë me Loperamid.

Sipas bluzave të bardha, fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentesh kishte probleme si : dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje),konvulsion deri në komë.

Megjithatë gjendja e fëmijës ishte  e qëndrueshme por për mjekim më të specializuar u transportua me  helikopter drejt Tiranës. 12-vjeçari nga Ukraina ndodhej prej pak ditësh me pushime me familjen në Sarandë.