Për shumë arsye jo pak fëmijë në plazhe prindërit i lënë lakuriq. Fatma Haxhialiu përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan e indinjuar se kjo nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë. Statusi i saj merr shkas nga një ngjarje e ndodhur në plazh, ku sipas moderatores, një nënë ia kishte hequr me zor rrobat e banjës të bijës 5 vjeçare. Ja çfarë shkruan Fatma:

“Me ca logjike keta prinder lene femijet lakuriq ne plazh?

Jam kurioze te di arsyen, si e mendojne?

Pse duhet femija te rri mes 400 syve ashtu i zhveshur dhe i ndrojtur, sepse eshte ndryshe nga femijet dhe te rriturit e tjere?

A e kuptojne qe eshte gjymtuese per femijen?

Pse vet jane te mbuluar dhe respektojne privatesine e tyre, ndersa femijet i ekspozojne edhe me dhune ( nje vajze 5 vjec i ulerinte te emes, po mos mi hiq moj rrobat, me ulerima e te qara) .

Pse? Pse? Pse?

Kjo eshte teme debati nga ato qe duhen bere e uleritur me te madhe, psikologe ju lutem flisni!!!!

Ne bote eshte me tabele te madhe, as bebet nuk lejohen pa pampersa ne ambjente publike!!!!”, thuhet në statusin e moderatores.