Siç dihet tashmë Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga nëntë sportistë në Lojrat Olimpike Tokyo 2020. Atletja Luiza Gega tregoi se si po shkon stërvitja e saj, tani që ditët e eventit olimpik po afrojnë. Ajo na tregoi se Korça është vendi ku ajo po stërvitet, pasi terreni e favorizon për t’u stërvitur në natyrë.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga gara e madhe ku secili prej nesh do të japë maksimumin për të përfaqësuar veten, por edhe për të përfaqësuar vendin. Kryesisht periudhën e verës stërvitem në Korçë, pasi ky qytet ka temperaturën ideale që të ndihmon për stërvitjen në natyrë, kjo sepse i nxehti i madh ndikon negativisht gjatë stërvitjes.

Unë futem te disiplinat e mesme dhe të gjata të atletikës dhe tepër e nevojshme që stërvitja të kryhet mbi nivelin e detit, rreth 2000 metra mbi nivelin e detit. Prandaj Korça, ku unë edhe po kryej stërvitjen më ofron terrenin ideal, pikërisht në fshatin Dardhë, ku kryej seancën e parë stërvitore.

Lojrat Olimpike janë aktiviteti më i rëndësishëm për një sportist dhe çdo ditë që afrohet e rrit më tepër presionin, por edhe fokusin për të qenë në finale.“,- u shpreh Gega për Dritare TV.