Pas shuarjes së zjarrit në Dukat, zjarrfikësit e Vlorës kanë ndarë foto në rrjetet sociale teksa mbajnë nën vëzhgim situatën në rast se zjarri riaktivizohet.

Ata janë shfaqur duke ngrënë një vakt së bashku, me ato që i gjendej me vete. Fotot janë shpërndarë në faqen e tyre në facebook me një mbishkrim domethënës.

“Kur Detyra realizohet në Grup !  Duke shfrytëzuar kohën e vëzhgimit dhe pritjen e mosriaktivizimit të vatrës së zjarrit , ajo çka kemi marrë nga shtëpia e ndjamë me njeritjetrin. BUKË ,KRIPË dhe ZEMËR të BARDHË!”, shkruhet në postim. m.v/abcnews.al