Një situatë e jashtëzakonshme është krijuar për shkak të zjarreve në disa rajone të Turqisë.

Për shkak të shpejtësisë së përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe të mëdha pyjore, kafshë, ndërtesa, automjete dhe vijon që të  evakuohen disa fshatra.

Ndërkohë përmes një video të publikuar në rrjetet sociale dëgjohen lutjet e një fermeri për të shpëtuar bagëtitë e tij nga djegia.

Nga video dëgjohet sesi fermeri lutet Zotit për ndihmë për të shpëtuar kafshët e tij.

Ndërkohë vijon pa ndërprerje puna për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.